BDI: Izet Mexhiti nuk jep dorëheqje nga posti i ministrit nga frika, ai e di që më 19 tetor do të pësojë humbje në zgjedhjet lokale

BDI: Izet Mexhiti nuk jep dorëheqje nga posti i ministrit nga frika, ai e di që më 19 tetor do të pësojë humbje në zgjedhjet lokale

“Izet Mexhiti vazhdon të mos japë dorëheqje nga posti i tij si zëvendëskryeministër dhe ministër i Ekologjisë, edhe pse është kandidat i VLEN-it për kryetar të Komunës së Çairit.Ky qëndrim tregon qartë frikën e tij” kështu reaguan nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Nga BDI thonë se Mexhiti e di se më 19 tetor do të përballet me një humbje të thellë në Çair, sepse siç thuhet në reagim, qytetarët i dinë mirë mashtrimet, dështimet dhe premtimet boshe të tij gjatë 20 viteve qeverisje me këtë komunë.


“Ne e sfidojmë publikisht Izet Mexhitin: nëse është aq i sigurt se është fitues, atëherë le të dorëhiqet menjëherë nga posti i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Ekologjisë. Le t’u tregojë qytetarëve të Çairit se garon me dinjitet dhe me barazi, pa përparësi pushteti e pa shfrytëzim të resurseve shtetërore. Trego se nuk je i varur nga pushteti, por nga vota e lirë e qytetarëve. Izet, banorët e Çairit nuk kanë harruar mashtrimet me premtimet e pambajtura, nga infrastruktura e pazhvilluar, tek degradimi i hapësirës urbane dhe mungesa e investimeve serioze. Ata nuk kanë harruar që për dy dekada u përdorën vetëm si numra për vota, ndërsa komuna mbeti peng i interesave personale dhe klanore. Prandaj, më 19 tetor, qytetarët e Çairit do të japin përgjigjen më të fuqishme: fund mashtrimeve, fund abuzimeve, fund pushtetit të përjetshëm të Izet Mexhitit. Çairi meriton lidership të ri, vizion modern dhe një administratë të pastër që punon për qytetarin, jo për karrierën e një individi dhe rrethit të ngushtë familjarë të tij. Qytetarët sot duan përgjegjësi. Ata duan fundin e një epoke mashtrimesh dhe fillimin e një epoke të re. Dhe këtë mesazh do ta japin fuqishëm më 19 tetor: Jo më Izet Mexhiti! Jo më mashtrime! Jo më 20 vite të humbura!”, thanë nga BDI.