Bayraktar KIZILELMA, aeroplani kombëtar luftarak pa pilot i Turqisë i zhvilluar nga Baykar, ka përfunduar me sukses provën e tij të parë të fluturimit duke përdorur municionin TOLUN, produkt i inxhinierisë së lartë të ASELSAN.
Kreu i kompanisë Baykar, Selçuk Bayraktar dhe llogaria e kompanisë Baykar ndanë një postim në llogaritë e tyre në median sociale NSosyal në lidhje me provën e kryer nga Bayraktar KIZILELMA me municionin TOLUN.
Drejtori i Presidencës së Industrive të Mbrojtjes, Haluk Görgün, gjithashtu ndau një postim në lidhje me provën, duke deklaruar se ishte bërë një “nënshkrim” tjetër në qiell dhe se Bayraktar KIZILELMA është takuar me TOLUN.
Görgün tha se aeroplani kombëtar luftarak turk pa pilot Bayraktar KIZILELMA ka përfunduar me sukses provën e tij të parë të fluturimit të lidhur me municionin TOLUN të ASELSAN, një produkt me inxhinieri të lartë.
“Kjo provë e rëndësishme nuk ka të bëjë vetëm me integrimin e një municioni, është një tregues strategjik i gjendjes aktuale të aftësive tona të integrimit ajër-tokë. Kombinimi i fuqisë precize të TOLUN dhe manovrueshmërisë së KIZILELMA do ti japë drejtim doktrinave të ardhshme të luftimit”, tha Görgün.
Ai gjithashtu përgëzoi kompanitë Baykar dhe ASELSAN, të cilët kontribuan në këtë sukses dhe të gjithë inxhinierët, teknikët dhe stafin e Presidencës së Industrive të Mbrojtjes që i shtuan vlerë projektit me punën dhe përkushtimin e tyre të palodhur.
“Shpresoj që kjo aftësi, e zhvilluar nga bijtë e kombit tonë, do të jetë e dobishme për ushtarët e industrisë sonë të mbrojtjes plotësisht të pavarur. Aeroplani ynë kombëtar luftarak pa pilot po fluturon me municionin tonë të prodhuar në vend. Ky është vetëm fillimi, do të ketë më shumë”, u shpreh ai. /AA/