E diel, 11 Maj, 2025
spot_img
HomeSportBayerni prezanton një fanellë speciale për sezonin 2025/26 – Indeksonline.net

Bayerni prezanton një fanellë speciale për sezonin 2025/26 – Indeksonline.net

Bayern Munichu ka arritur të shpallet kampion i Gjermanisë për këtë sezon.

Ata siguruan titullin e tyre të 34-të pas barazimit të djeshëm në ndeshjen Freiburg-Bayer Leverkusen, gjë që siguroi titullin matematikisht.

Dhe gjatë ditës së sotme Bayerni, në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”, prezantuan fanellën e re si mysafir për sezonin e ardhshëm, 2025/26.

Kjo fanellë ka një domethënie të veçantë, pasi që simbolizon 20 vjetorin prej se u hap stadiumi ikonik i Bayernit, “Allianz Arena”.

Bayerni e ka mundësinë të mbyll sezonin edhe me një trofe, pasi që do të marrin pjesë në Botërorin e Klubeve, që zhvillohet në verë./IndeksOnline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT