Bayern Munich ka triumfuar në ndeshjen e parë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, teksa ka mposhtur Chelsean me rezultat 3-1.
Vetëm pas 20 minutave lojë ndeshja u zhbllokua, kur pas një hakrimi në zonë nga Michael Olise, Trevoh Chalobah shënoi autogol për epërsinë e vendasve 1-0.
Bayerni nuk u ndal dhe pas shtatë minutave ngriti epërsinë në 2-0, ku kësaj radhe realizoi Harry Kane nga penalltia.
Në minutën e 29-të, Chelsea ngushtoi epërsinë me anë të Cole Palmer që realizoi një gol të bukur pas asistimit nga Malo Gusto.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e ngushtë të bavarezëve 2-1.
Edhe në pjesën e dytë më të mirë në fushë ishin gjermanët, ku në minutën e 63-të shënuan edhe golin e tretë.
Pas një gabimi nga Malo Gusto, Harry Kane realizoi bukur për rezultatin përfundimtar 3-1.
Në ndeshjen e radhës Bayerni luan në udhëtim te Pafos, derisa Chelsea pret Benfican në Stamford Bridges. /Telegrafi/