Bayern Munich ka shënuar fitore me rezultat 3-0 ndaj Eintracht Frankfurtit, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë të Bundesligas.
Skuadra bavareze tregoi superioritetin që në minutat e para, duke siguruar tre pikë të rëndësishme falë golave nga Luis Diaz dhe Harry Kane.
Takimi nisi vrullshëm për kampionët në fuqi, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e parë. Serge Gnabry asistoi për Luis Diaz, i cili e pati të lehtë ta dërgonte topin në rrjetë për 1-0.
Frankfurt reagoi dhe gjeti rrjetën në minutën e 14-të me Jean-Matteo Bahoya, por pas rishikimit me VAR, goli u anulua për prekje të topit me dorë në aksionin paraprak.
Në minutën e 27-të, Harry Kane dyfishoi shifrat për Bayernin me një goditje të bukur nga distanca, duke e çuar rezultatin në 0-2.
Pjesa e dytë solli më shumë tension dhe ndalesa për shkak të dëmtimeve dhe ndërrimeve të shumta.
Bayern ruajti epërsinë pa shumë vështirësi duke arritur të shënojë edhe një herë, ndërsa Eintracht Frankfurt nuk arriti të gjejë rrjetën pavarësisht përpjekjeve në fundin e takimit.
Ishte Luiz Diaz ai i cili realizoi në minutën e 84-të për rezultatin përfundimtar të takimit 3-0.
Me këtë fitore Bayerni vazhdon të mbetet lider në Bundesliga me 18 pikë të grumbulluara./Telegrafi/