Bayern Munich ka shënuar fitore me rezultat të thellë 4-0 në shtëpi ndaj Werder Bremenit në kuadër të javës së pestë në elitën e futbollit gjerman.
Kane pati një rast ideal në minutën e pestë për të kaluar Bayernin në epërsi, por portieri mysafir ia mohoi golin yllit anglez.
Bavarezët kaluan në epërsi në minutën e 22-të kur goditjen e fuqishme të Jonathan Tah e devijoi me trup Luis Diaz për rezultatin 1-0.
Pak çaste pa përfunduar pjesa e parë, Bayerni realizoi edhe golin e dytë përmes Harry Kane i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë për 2-0.
Në pjesën e dytë Kane ishte sërish protagonist duke shënuar golin e tij të dytë personal në këtë takim dhe të tretin për Bayernin në minutën e 65-të (3-0).
Një tjetër rast të mirë shënimi Bayerni e pati në minutën e 77-të përmes Michael Olise, por golin atij ia mohoi portieri Karl Hein.
Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit vendasit ia dolën të shënojnë edhe një herë tjetër, kësaj radhe përmes Konrad Laimer i cili realizoi për rezultatin përfundimtar 4-0.
Pas pesë ndeshjeve të luajtura, Bayerni shkon në kuotën e 15 pikëve, pesë më shumë se vendi i dytë Dortmundi që ka 10 sosh, por me një ndeshje më pak të luajtur./Telegrafi/