E martë, 29 Prill, 2025
spot_img
HomeSportBayer Leverkusen sheh këtë trajner si zëvëndësues të Alonsos – Indeksonline.net

Bayer Leverkusen sheh këtë trajner si zëvëndësues të Alonsos – Indeksonline.net

Xabi Alonso është shumë afër largimit nga Bayer Leverkuseni.

Spanjolli është ndër favoritët kryesor për të marrë menaxhimin e ish-skuadrës së tij, Real Madrid

Sipas “Marca”, ndër favoritët për të zëvëndësuar Xabi Alonson është trajneri i Real Sociedad, Imanol Alguacil i cili ka njoftuar së fundi largimin e tij nga skuadra.

Drejtori ekzekutiv i Leverkusen, Fernando Carro, thuhet se është një tifoz i madh i Alguacil dhe ai do të ndiqte një rrugë të ngjashme me Alonson.

Alguacil kishte shijuar sukses me Real Sociedadin, ku i cili kishte fituar Kupën e Mbretit të vitit 2020 si dhe arriti ta kualifikonte për herë të parë në Ligën e Kampionëve./IndeksOnline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT