Gara më prestigjioze e futbollit evropian për klube Champions League, vjen sonte me nëntë ndeshje tejet interesante që do të transmetohen ekskluzivisht në platformën më gjigante televizive në vend, Artmotion.
Superndeshja në mes të Bayer Levekusenit dhe Interit, do të jetë direkt në kanalin Sport 1 me fillim nga ora 21:00, nën komentimin e Andin Lokajt.
E veçanta e kësaj ndeshje është se aty do të jenë dy shqiptarë nga Kosova, njëri nga ta do të jetë i angazhuar në fushë (Granit Xhaka), për t’ia nxjerrë skuadrës së tij një rezultat sa më pozitiv, kurse tjetri do të jetë Zgjim Sojeva, i cili do të i angazhuar si delegat i UEFA-s.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>