Batutat e James Rubin kur i thanë se dëshmia e tij vazhdon edhe nesër

Batutat e James Rubin kur i thanë se dëshmia e tij vazhdon edhe nesër

Ish-zëvendëssekretarit amerikan James Rubin, sot iu kërkua vazhdojë dëshminë e tij edhe nesër (e mërkurë).

Kjo kërkesë erdhi nga gjykatësi Charles Smith.


“Duhet të ktheheni nesër zotëri Rubin”, tha Smith.

Ndërsa, reagimi i ish-zëvendëssekretarit amerikan James Rubin ishte interesant.

“Duhet të gjej një dhomë hoteli”, tha Rubin derisa iu kërkua të dëshmojë edhe nesër në Hagë.

“Unë do të doja të mbaroja sot nëse është e mundur, do të ishte më e lehtë për mua që të rrija, për aq sa keni nevoj për mua. Unë mund të qëndroj, por duhet të gjej një dhomë hoteli”, tha Rubin duke qeshur.

“Po, duhet të qëndroni deri nesër”, kështu iu përgjigje gjykatësi.

Nesër (e mërkurë) do të jetë dita e tretë dhe e fundit e dëshmisë së Rubin në Hagë.

Gjatë ditës së dytë të dëshmisë, Rubin tha se “Christopher Hill përshkruante UÇK-në sikur të ishin rrugaçë”, teksa foli edhe nënshkrimin e marrëveshjes në Paris dhe se Hill nuk ishte sipas tij, miqësor me Thaçin.

Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin foli gjatë dëshmisë së tij edhe për një telefonatë të presidentit amerikan, Bill Clinton me Hashim Thaçin, në cilësinë e udhëheqësit.