Vesa Batalli, drejtoreshë e programit në organizatën “Zëri i Romëve dhe Egjiptasve”, ka bërë të ditur se rrjeti i organizatave joqeveritare që merren me të drejtat e komuniteteve në Kosovë ka dalë me një deklaratë që të ketë më shumë monitorim të ligjeve dhe mekanizmave për komunitetin.
Për Klan Kosovën, ajo ka pohuar se janë rritur raportimet e rasteve të diskriminimit të komuniteteve.
“Sipas vlerësimeve tona, kemi parë që pjesëtarët e komuniteteve kanë filluar të kenë një besim tek institucionet”.
“Tashmë përmes platformës kundër diskriminimit tashmë i kemi dikur 73 raste të raportuar, gjë e cila dëshmon se pjesëtarët kanë filluar të besojnë tek institucionet, dhe se rastet e tyre do të gjejnë derë të hapur tek institucionet dhe do të merren me to”, ka thënë Batalli. /Klankosova.tv
The post Batalli: Janë raportuar 73 raste të diskriminimit të komuniteteve jo shumicë në Kosovë appeared first on Klan Kosova.