Bastisje në Prishtinë e Fushë Kosovë, gjenden armë, para, pasaportë e Serbisë

Bastisje në Prishtinë e Fushë Kosovë, gjenden armë, para, pasaportë e Serbisë

Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë, ka zhvilluar një operacion në tri lokacione ku janë gjetur dhe sekuestruar armë, para dhe pajisje të ndryshme.

Në raportin 24-orësh thuhet se gjatë bastisjeve janë konfiskuar një armë zjarri AK-47, dy pistoleta, një revole laps, tre karikatorë, 58 fishekë, katër telefona, pajisje DVR, 3920 euro para të gatshme, dy thika, dy SIM kartela, një pasaportë e Serbisë, një peshore elektrike, një llap top, dy kartela bankare, një maskë dhe një jelek për mbajtje të armëve të zjarrit.

Policia ka njoftuar se lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar, shtetas kosovarë/shqiptarë  të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

The post Bastisje në Prishtinë e Fushë Kosovë, gjenden armë, para, pasaportë e Serbisë appeared first on Klan Kosova.