E shtunë, 26 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeBastisje në Pejë, sekuestrohen 3 kg drogë – arrestohet një person

Bastisje në Pejë, sekuestrohen 3 kg drogë – arrestohet një person

Prokuroria e Pejës, në bashkëpunim me njësitin Antidrogë të Policisë së Kosovës, mbrëmë ka zhvilluar një bastisje me ç’rast kanë sekuestruar 3 kg drogë dhe është arrestuar një person.

Lajmin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili bëri të ditur se gjatë bastisjes kanë sekuestruar edhe armë zjarri e para.

“Prokuroria e Pejës, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda, së bashku me njësitin Antidrogë të Policisë, mbrëmë kanë realizuar një bastisje, ku gjatë kësaj bastisje kanë rezultuar me sukses me kapjen e rreth 3 kg drogë, armëve të zjarrit si dhe mjeteve të tjera që shërbejnë për shitblerje të narkotikëve, para kesh”, ka thënë Nikçi.

Ndër të tjera, ai theksoi se për këtë rast është arrestuar një person, ndërsa shtoi se prokurori i shtetit sot do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.

“Të gjitha këto janë sekuestruar më urdhër të prokurorit të shtetit”, tha Nikçi për Klankosova.tv.

The post Bastisje në Pejë, sekuestrohen 3 kg drogë – arrestohet një person appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT