Policia ka kryer bastisje në një shtëpi në fshatin Mikinic të Leposaviq, me ç’rast ka konfiskuar armë e fishekë.
Sipas raportit, në shtëpinë e të dyshuarit u gjetën: një AK47,55 fishekë, një bajonetë, një predhë e fishekut, dy këmisha me emblema të policisë serbe, një jelek i ushtrisë serbe.
I dyshuari është arrestuar, mirëpo pas intervistimit me vendim të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt./Klankosova.tv
The post Bastisje në Leposaviq, gjenden emblema të policisë serbe, kallash dhe fishekë appeared first on Klan Kosova.