Në Terrstenë të Kamenicës janë kryer bastisje në tri lokacione ku janë gjetur dhe sekuestruar 30 trupa dru teknikë, një sasi e dërrasave, 4 traktorë dhe një kamion.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ku thotë se aksioni u zhvillua pasi disa persona kanë tërhequr nga Serbia në Kosovë, dru teknikë.
Lidhur me rastin, janë arrestuar pesë persona.
“Terrstenë, Kamenicë / 23.03.2026 – 15:00. Pas hetimeve të zhvilluar është vërejtur se disa persona kanë tërhequr nga Serbia në Republikën e Kosovës dru teknik. Me vendim të prokurorit janë kryer bastisje në tri lokacione ku janë gjetur dhe sekuestruar 30 trupa dru teknikë, një sasi e dërrasave, 4 traktorë, dhe një kamion që dyshohet se janë shfrytëzuar për kryerjen e veprës. Me vendim të prokurorit pesë të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Klankosova.tv


