Bastisje në fabrikën e Hyundait në Georgia

news image

Agjencia për Imigracion dhe Dogana ka kryer bastisje në fabrikën e Hyundait në Georgia të SHBA-së. 474 persona, kryesisht qytetarë të Koresë së Jugut, u gjetën duke punuar ilegalisht në fabrikën e baterive të Hyundait, thanë zyrtarët e Imigracionit, raporton “BBC”.

Ata thanë se shumë nga punëtorët e makinave të arrestuar në bastisje ishin me viza të skaduara.

“Njerëzit me viza afatshkurtra ose turistike nuk janë të autorizuar të punojnë në SHBA,” tha ICE, duke shtuar se bastisja ishte e nevojshme për të mbrojtur vendet e punës në amerikanë. Koreja e Jugut, kompanitë e së cilës kanë premtuar të investojnë miliarda dollarë në industritë kryesore të SHBA-së në vitet e ardhshme, pjesërisht për të shmangur tarifat, ka dërguar diplomatë në Georgia dhe ka bërë thirrje që të respektohen të drejtat e qytetarëve të saj. Punëtorët e arrestuar po mbahen në ambientet e Imigracioni, derisa agjencia të vendosë se ku t’i zhvendosë më pas. 

Nga të ndaluarit, 300 raportohet të jenë shtetas koreanë. Hyundai tha në një deklaratë se asnjëri prej tyre nuk ishte i punësuar drejtpërdrejt nga kompania.

LG Energy Solution, e cila bashkëudhëheqëse me Hyundai, i tha BBC-së se përparësia e saj kryesore ishte të siguronte sigurinë dhe mirëqenien e punonjësve dhe partnerëve të saj dhe se “do të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet përkatëse”. Në një deklaratë të premten, agjencia e Imigracionit në qytetin e Savannah tha se bastisja ishte “pjesë e një hetimi penal aktiv dhe të vazhdueshëm”. “Individët e arrestuar gjatë operacionit u gjetën duke punuar ilegalisht, në shkelje të kushteve të vizave dhe/ose statuseve të tyre”, thuhet tutje në deklaratë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/