E enjte, 31 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeBastisje në Dubravë – 98 gram drogë dhe telefona të sekuestruar

Bastisje në Dubravë – 98 gram drogë dhe telefona të sekuestruar

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka ndërmarrë një aksion të suksesshëm parandalues kundër një tentative për futje të kontrabandës në zonën sterile të Qendrës Korrektuese në Dubravë.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e lëshuar në Facebook, pas pranimit të informacioneve proaktive dhe organizimit operativ në bashkëpunim me Njësinë e Inteligjencës së Shërbimit Korrektues të Kosovës, në koordinim dhe nën organizimin e Departamentit për Siguri të Qendrës Korrektuese të Dubravës, është realizuar një bastisje e menjëhershme.

Gjatë kontrollit janë zbuluar pesë qese të zeza, të mbështjella dhe të izoluara me izolir të tejdukshëm.

Qeset janë lokalizuar dhe brenda tyre janë gjetur:

Lëndë e dyshuar narkotike e ndarë në disa njësi, me peshë të përgjithshme prej 98 gramësh (me mbështjellës);

Pesë telefona të markës Samsung, prej të cilëve njëri kishte SIM kartelë të vendosur, si dhe dy SIM kartela të papërdorura.

“Ky operacion, rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Njësisë së Inteligjencës, Departamentit të Sigurisë së QK Dubravë dhe zyrtarëve përgjegjës të sigurisë, dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës për të parandaluar çdo përpjekje për futjen e kontrabandës dhe për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të kontrolluar brenda institucioneve korrektuese. Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë me vendosmëri zbatimin e masave të rrepta të kontrollit, me qëllim parandalimin e çdo tentative për futje të paligjshme të materialeve të ndaluara brenda institucioneve korrektuese”, thuhet tutje në njoftim, raporton Klankosova.tv.

The post Bastisje në Dubravë – 98 gram drogë dhe telefona të sekuestruar appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT