Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka reaguar ashpër pas aksionit të ndërmarrë nga Prokuroria Speciale që përfshiu ministrin e Bujqësisë, Faton Peci.
Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla e cilësoi këtë veprim si një “inskenim të gërditshëm” të orkestruar nga prokurori Blerim Isufaj. Ajo e mbrojti fuqishëm kolegun e saj, duke e cilësuar si “ministrin më shembullor të këtij mandati”.
Sipas saj, kjo ndërhyrje nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje për të goditur ministrin Peci për shkak të angazhimit të tij në luftën kundër korrupsionit.
“Kur pikërisht ata që e kanë për detyrë ta mbrojnë shtetin ligjor dhe qytetarët e Republikës nga krimi i keqpërdorin organet e drejtësisë për hakmarrje dhe për të njollosur figurat e suksesshme dhe të pastra politike, atëherë asgjë më nuk duhet të na habisë,” shkroi Gërvalla në reagimin e saj.
Në fund, Gërvalla e përmbylli deklaratën me një mesazh të qartë për drejtësinë: “Por, kthim prapa nuk ka. Deri në reformimin e plotë edhe të sistemit të drejtësisë.”
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);