Bastiset shtëpia e Top Kolshit – Detaje të reja nga vrasja e Enver Bajraktarit

I arrestuari pranon se e vrau Enver Bajraktarin

Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e Top Kolshit, i dyshuar për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit në Baicë të Lipjanit.

Gjatë aksionit është sekuestruar një pushkë gjysmë automatike, transmeton Klankosova.tv.

Kolshi, në seancën dëgjimore të 13 gushtit ka deklaruar se nuk kishte qëllim ta vriste Bajraktarin, duke pretenduar se ishte sulmuar në pronën e tij.

Detaje shtesë për këtë rast, në “Kosova Today” ka dhënë gazetari Faton Mehmeti.

Ai thotë se ekspertiza e Enver Bajraktarit, bëhet e ditur se ai ka vdekur nga goditjet në kokë.

“Është shumë e rëndësishme të kthehemi në zanafillën e konfliktit të Enver Bajraktari dhe Top Kolshit. Ata kishin pasur një konflikt në vitin 2022, ku Top Kolshi ishte dënuar me gjashtë muaj dënim, por që me parapëlqim të palëve ai ishte dënuar vetëm me 800 euro gjobë. Në atë kohë Kolshi kishte sulmuar Bajraktarin, për shkak të një prone”, tha Mehmeti.

Tutje, Mehmeti thotë se konflikti nisi për shkak të gjedheve, për të cilat Kolshi i kërkoi Bajraktari të mos ia lejonte në pronë.

Më 4 gusht të këtij viti, policia gjeti trupin e pajetë dhe të groposur të Enver Bajraktarit, në një arë me kallamboq.

The post Bastiset shtëpia e Top Kolshit – Detaje të reja nga vrasja e Enver Bajraktarit appeared first on Klan Kosova.