Bastiset banesa e 21-vjeçarit që e plagosi 44-vjeçarin në Suharekë, policia ende në kërkim të tij

Arrestohet pas mbi tre vitesh i kërkuari për vjedhje të rëndë në Prizren

Policia e Kosovës mbrëmë e ka bastisur banesën e 21-vjeçarit A.F., i cili dyshohet se e ka plagosur 44-vjeçarin B.Sh.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se bastisja u krye me urdhër të prokurorit kujdestar.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar është kryer bastisje në banesën e të dyshuarit A.F., 21 vjeçar, mirëpo i njëjti nuk është gjetur aty. Aktualisht nuk dihet se çfarë arme është përdorur në rast”, tha Bytyqi për Klankosova.tv.

Tutje, Bytyqi tha se deri te plagosja dyshohet të ketë ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme mes të dy personave.

Gjuajtje me armë në Shirokë të Suharekës, plagoset një person

The post Bastiset banesa e 21-vjeçarit që e plagosi 44-vjeçarin në Suharekë, policia ende në kërkim të tij appeared first on Klan Kosova.