E enjte, 8 Maj, 2025
spot_img
HomeSportBashkimi vs Peja, direkt në S1 dhe Klan Kosova

Bashkimi vs Peja, direkt në S1 dhe Klan Kosova

Bashkimi do të jetë nikoqir i Pejës në xhiron e javës së 14-të në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll.

Prizrenasit janë në vendin e dytë me nëntë fitore e katër humbje, ndërsa pejanët në vendin e tretë me shtatë fitore e gjashtë humbje.

Kjo përballje do të jetë tejet interesante, pasi në rast të fitores së Bashkimit, skuadra do ta marrë kreun, të cilin aktualisht e mban Trepça. Këtë ndeshje do të keni mundësi ta ndiqni nga ora 17:00 në platformën më të pasur televizive në vend, Artmotion, në kanalin S1 dhe në Klan Kosova.

Takimi i dytë i së shtunës është mes Trepçës dhe Borës, që zhvillohet në palestrën “1 Tetori”. Kampionët janë në vendin e parë me dhjetë fitore e tri humbje, kurse prishtinasit kanë pasur ngritje të formës, ku tashmë janë në vendin e shtatë me katër fitore e dhjetë humbje. Përballjen në fjalë mund ta ndiqni në S3 nga ora 19:00.

Sfidë shumë interesante pritet ndërmjet Vëllaznimit dhe Sigal Prishtinës, të dielën në Gjakovë. Të dy skuadrat kanë nga gjashtë fitore e shtatë humbje, duke bërë që të presim një përballje mjaft interesante. Këtë ballafaqim do të mund ta ndiqni në kanalin sportiv S2 të platformës Artmotion nga ora 17:00.

Ndeshja e fundit e kësaj xhiroje dhe e fundit për këtë vit është ndërmjet Proton Cable Prizrenit dhe Golden Eagle Yllit. Prizrenasit kanë tri fitore e 11 humbje, ndërsa therandasit shtatë fitore e gjashtë humbje. Kjo përballje vjen tek ju në kanalin S2 nga ora 19:00. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT