E hënë, 21 Prill, 2025
spot_img
HomeSportBashkimi nuk i beson më Raduloviqit, prizrenasit ndahen me trajnerin

Bashkimi nuk i beson më Raduloviqit, prizrenasit ndahen me trajnerin

Nga 5 humbjet e sezonit vjeshtor, ajo me Pejën i “dogji” më së shumti.

Klubi i basketbollit Bashkimi nga Prizreni, i ka ndarë rrugët me trajnerin, Darko Raduloviq, raporton Klankosova.tv.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi prizrenas, përmes faqes zyrtare në facebook.

“Me marrëveshje të dyanshme kemi ndarë rrugën e bashkëpunimit. Falënderojmë trajnerin Raduloviq për kontributin, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij gjatë këtyre katër muajve”, shkruhet në njoftimin e “Arpagjikëve”

Bashkimi e ka falenderuar maqedonasin, duke i dëshiruar suksese, kurse për zëvendësimin e tij, thonë se do të bëhet e ditur në ditët në vijim.

Bashkimi me Raduloviqin në krye të bankinës, e nisi furishëm edicionin 2024/25 në Superligën e Kosovës në basketboll, duke shënuar shtatë fitore radhazi, megjithatë në shtatë ndeshjet tjera, humbën pesë prej tyre, çka e shtyu klubin nga Prizreni t’i ndajë rrugët me timonjerin e skuadrës.

Darko Raduloviq ka qenë edhe në vitin 2022 trajner i Bashkimit!

Falenderimi i KB Bashkimit për trajnerin Darko Raduloviq

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT