Skuadra e Bashkimit arriti një fitore shumë të rëndësishme ndaj Sileksit (2-1), në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut. Fitorja bëhet edhe më e ëmbël për kumanovarët, pasi më shumë se gjysmë ore luajtën me një lojtar më pak, njofton Telegrafi.
Ndeshja nisi me iniciativë të lehtë të mysafirëve nga Kratova, të cilët krijuan dy raste të mira që në minutat e para. Megjithatë, Bashkimi u stabilizua shpejt në lojë dhe nisi të rrezikojë në portën e portierit Xhekov.
Në minutën e 21-të, pas një aksioni të bukur, Emanuell Avornio realizoi golin e parë, duke shpërthyer në festë tifozët vendas. Deri në fund të pjesës së parë, Sileksi pati disa raste të mira, por në pushim u shkuan me disavantazh minimal (1-0).
Fillimi i pjesës së dytë solli edhe më shumë gëzim për vendasit. Në minutën e 53-të, Filip Aleksovski shënoi një supergol për 2-0. Vetëm shtatë minuta më vonë, Bashkimi mbeti me 10 lojtarë pasi Fisnik Zuka u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Kjo e ringjalli Sileksin, që menjëherë ngushtoi rezultatin në 2-1 me golin e Miguel Pires Ferreira (63’). Mysafirët shtuan presionin dhe krijuan disa raste, por portieri Jashar u tregua vendimtar me pritje të sigurta.
Në minutat e fundit, Sileksi provoi gjithçka për të barazuar, por Bashkimi u mbrojt dhe arriti ta ruajë epërsinë deri në fund. Me këtë triumf, Bashkimi i shkaktoi humbjen e parë sezonale Sileksit dhe mori tre pikë me peshë të madhe në garën për mbijetesë.
Në xhiron e 7-të, Bashkimi do të udhëtojë në Manastir përballë Pelisterit, ndërsa Sileksi do të ketë një duel të madh në shtëpi kundër Strugës Trim Lum, ekip ky që nesër uan derbin e madh ndaj Shkëndijë, për të mbetur ekipi i vetëm pa disfatë. Në ndeshjen tjetër të jvës së gjashtë Makedonija Gj.P e mundi AP Bereran me rezultat 2-0. /Telegrafi/
17.09 – ora 15:30
Struga – Shkëndija
Tikveshi – Shkupi
18.09 – ora 15:30
Arsimi – Vardari
Rabotniçki – Pelister