Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, ka njoftuar se Bashkimi Evropian ka vendosur të ndajë 2 miliardë euro për teknologjinë e dronëve, për të mbështetur kapacitetet e mbrojtjes së Ukrainës.
“Kjo i lejon Ukrainës të zgjerojë dhe të përdorë kapacitetin e saj të plotë dhe, natyrisht, do t’i mundësojë gjithashtu Bashkimit Evropian të përfitojë nga kjo teknologji,” tha von der Leyen gjatë një konference për shtyp, së bashku me kryeministrin e Holandës dhe shefin e NATO-s, Mark Rutte.
Ministrat evropianë të mbrojtjes ranë dakord të premten për zhvillimin e një “muri dronësh” përgjatë kufijve të tyre me Rusinë dhe Ukrainën, me qëllim identifikimin, ndjekjen dhe neutralizimin më efektiv të dronëve që shkelin hapësirën ajrore evropiane.
“Ne duhet të mbrojmë qiellin tonë. Iniciativa e murit të dronëve vjen në kohën e duhur dhe është e nevojshme,” theksoi Rutte.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!