Bashkimi po përgatitet maksimalisht para garave evropiane.
Prizrenasit sonte (e mërkurë) do ta kenë sfidën shumë të rëndësishme përballë Anwil Wloclawek, në kualifikimet e FIBA Europe Cup.
Kjo do të jetë hera e parë që Portokallezinjtë garojnë në këtë kompeticion dhe presin përkrahjen maksimale nga tifozët. Atmosfera në “Sezai Surroi” pritet të jetë e jashtëzakonshme.
Nënkampionët e Kosovës përballë do të kenë një kundërshtar shumë të fortë, pasi Anwil është fitues i FIBA Europe Cup më 2023 dhe në edicionin e fundit arriti deri në Raundin e 1/16.
Ndeshja e parë zhvillohet sonte në Prizren nga ora 19:00, ndërsa takimi i kthimit luhet më 1 tetor në Poloni.
Skuadra që do të jetë më e mirë nga të dyja përballjet do të sigurojë një vend në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup. /Telegrafi/