E diel, 27 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeBashkim Gashi e merr komandën e Stacionit Policor në Suharekë

Bashkim Gashi e merr komandën e Stacionit Policor në Suharekë

Togeri Bashkim Gashi e ka marrë komandën e Stacionit Policor në Suharekë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shqir Bytyqi.

“Në bazë të hierarkisë komanduese, togerit Bashkim Gashit i takon që të vazhdojë komandën e stacionit. Kjo u bë me urdhër të drejtorisë rajonale në Prizren”, tha Bytyqi, njofton Klankosova.tv.

Tutje, Bytyqi u shpreh se Gashi do ta zëvendësojë  ish-komandantin e stacionit në Suharekë, Afrim Syla.

Kujtojmë se në fillim të majit të këtij viti, katër zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Suharekë ishin suspenduar nga policia, me rekomandim të IPK-së.

Në mesin e të suspenduarve ishte edhe togeri Bashkim Gashi. Në lidhje me këtë, zëdhënësi Bytyqi tha se “toger Gashi e ka përfunduar suspendimin”.

The post Bashkim Gashi e merr komandën e Stacionit Policor në Suharekë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT