Numri dy në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova i ka dhënë të drejtë Emisarit të Shteteve të Bashkuara për Misione të Posaçme, Richard Grenell për deklaratën e tij në lidhje me raportet Kosovë-ShBA.
Ai u shpreh se cilësimet e tilla për vendin janë të rrezikshme, por siç tha Shala, janë të vërteta.
“Ne këto na i kanë thënë edhe përfaqësuesit e administratës së presidentit Biden, përfshirë takimet që kemi pasur ne në Departamentin e Shtetit, apo viztat që ka pasur Emisari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë”.
“Kjo është një gjë shumë jo e mirë, cilësimet e tilla për vendin janë të rrezikshme, por janë të vërteta. Sepse raportin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerëson administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ata përcaktojnë se çfarë janë raportet”.
“Por, megjithatë ka një gjë të rëndësishme, sepse edhe administrata e presidentit Biden dhe z.Grenell flasin për qeverinë dhe për institucionet, dhe jo për popullin e Kosovës dhe në vazhdimësi shprehin, artikulojnë mbështetjen për popullin e Kosovës dhe për rrugën euroatlantike të Kosovës”, u shpreh ai. ekzistencial,
Shala gjithashtu tha se bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është ekzistencial, përcjell Klankosova.tv.
“Kjo është themelorja, në duhet të përqendrohemi tek kjo, t’i riparojmë me shpejtësi të gjitha këto dëme dhe pastaj të vazhdojmë bashkëpunimin e shkëlqyer me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç e kemi pasur gjithmonë. Ai është bashkëpunim ekzistencial, pra nuk është një gjë e thjeshtë, gjëra vitale dhe qenia e shtetit të Kosovës,varet nga bashkëpunimi i tillë”.
“Na duhen miqtë tanë në çdo hap dhe që vazhdojmë t’i kemi miq, duhet të jemi të vërtetë, të ndërtojmë raporte të vërteta dhe të këshillohemi dhe të koordinohemi për çështje të rëndësishme të vendit tonë”, tha tutje ai./Klankosova.tv.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>