Bashkë për Prishtinën”, Vetëvendosje në ora 18:00 mban tubimin përmbyllës në sheshin “Skënderbeu

"Bashkë për Prishtinën", Vetëvendosje në ora 18:00 mban tubimin përmbyllës në sheshin "Skënderbeu"

Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë sot tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore në Prishtinë. Ngjarja do të zhvillohet në Sheshin “Skënderbeu” duke filluar nga ora 18:00.

Ky tubim final shënon kulmin e angazhimeve elektorale të VV-së në kryeqytet.


Kandidati për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, gjatë kësaj kohe ka pasur aktivitete të shumta në kuadër të fushatës zjedhore.

Në këtë tubim do të marrë pjesë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili pritet të japë përkrahjen e tij të plotë për kandidatin Çeku dhe të motivojë qytetarët për pjesëmarrje në zgjedhje.