Basha uron kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi

Basha uron kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka uruar kryetarin e sapozgjedhur të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe suksese në detyrën e re.

Në urimin e tij, Basha ka vlerësuar se “të dy kuvendet kanë qenë dhe do të mbeten gjithmonë pranë njëri-tjetrit, duke forcuar bashkëpunimin institucional dhe duke ndërtuar ura vëllazërie për të mirën dhe mirëqenien e qytetarëve tanë”.

“Mezi pres të takohemi e të bashkëpunojmë ngushtë për të thelluar lidhjet tona institucionale dhe vëllazërore, ashtu siç edhe presin dhe e meritojnë qytetarët tanë në të dy anët e kufirit”, ka thënë në urimin e tij kryetari Dimal Basha. /Klankosova.tv

The post Basha uron kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi appeared first on Klan Kosova.