Basha uron kryeparlamentarin e ri të Shqipërisë, Niko Peleshi

news image

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka uruar kryetarin e sapozgjedhur të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, duke i dëshiruar suksese në mandatin e ri, raporton Sinjali.

Në urimin e tij, Basha ka theksuar se të dy kuvendet kanë qenë dhe do të mbeten gjithmonë pranë njëri-tjetrit, duke forcuar bashkëpunimin institucional dhe duke ndërtuar ura vëllazërie për të mirën e qytetarëve.

“Mezi pres të takohemi e të bashkëpunojmë ngushtë për të thelluar lidhjet tona institucionale dhe vëllazërore, ashtu siç edhe presin dhe e meritojnë qytetarët tanë në të dy anët e kufirit.“, ka thënë në urimin e tij kryetari Dimal Basha.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/