Basha pret në takim Oravin, shpreh nevojën për heqjen sa më të shpejtë të masave të BE-së

news image

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, priti pasditen e sotme në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, raporton Gazeta Sinjali.

Gjatë takimit, Basha dhe Orav diskutuan për ngjarjet e fundit politike në Kosovë dhe theksuan rëndësinë e një legjislature efektive për realizimin e politikave integruese në BE.

“Kryetari Basha e falënderoi përzemërsisht Ambsadorin e Bashkimit Evropian për mbështetjen e vazhdueshme dhe të madhe që Bashkimi Evropian i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit, në fusha të ndryshme dhe me projekte të shumta ndër vite.”, thuhet në njoftim.

Basha gjithashtu theksoi rëndësinë e largimit të masave ndaj vendit tonë dhe praninë e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke e konsideruar këtë si një mekanizëm shtesë që garanton avancimin e lirive dhe të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët.

Nga ana e tij, Orav e uroi Basha për detyrën e re si kryetar i Kuvendit dhe nënvizoi rëndësinë e funksionalizimit të institucioneve, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë dhe mbështetjes së fuqishme të BE-së për Kosovën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/