Basha pret në takim ambasadorin turk, diskutojnë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

news image

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, mirëpriti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, dhe zëvendësambasadoren, Şeyda Çimeli Aydın, raporton Gazeta Sinjali.

Gjatë takimit, Basha e informoi ambasadorin Angılı për zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, veçanërisht për procesin e konstituimit të tij.

Ai theksoi angazhimin e tij për të bashkëpunuar ngushtë me të gjitha komunitetet në Kosovë, duke siguruar që të drejtat e tyre të respektohen dhe të mbrohen sipas standardeve më të larta të legjislacionit vendor.

Basha shtoi se Kuvendi i Kosovës do të punojë për të adresuar të gjitha nevojat e komuniteteve përmes agjendës legjislative të këtij mandati.

Tutje, Basha gjithashtu e falënderoi ambasadorin Angılı për mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin e ngushtë, veçanërisht në fushën e mbrojtjes, duke e konsideruar këtë një hap të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve dhe për stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Postimi i plotë:

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/