Basha i hutuar te ceremonia e KFOR-it, injorohet krejtësisht nga Osmani

Basha i hutuar te ceremonia e KFOR-it, injorohet krejtësisht nga Osmani

Është mbajtur ceremonia e ndërrimit të Komandës së KFOR-it në Kosovë, ku komandanti i deritashëm i kësaj force, Enrico Barduani, ia dorëzoi detyrën pasardhësit të tij, Ozkan Ulutash.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Dimal Basha dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mes tjerësh.

E para që arriti aty ishte presidentja, të cilës iu deshën pak sekonda për t’u ulur në karrigen e saj.

Pas Osmanit, ishte Basha ai që arriti, por që u përball me një situatë të palakmueshme.

Ai shkoi për ta përshëndetur Osmanin, por mori një dorështrëngim krejt formal nga ajo, duke mos e zgjatur bisedën fare me të.

Osmani vazhdoi të bisedonte me anëtarë të stafit të saj, kurse Basha gjatë asaj kohe vazhdon të qëndrojë në këmbë aty pranë, pa ditur se ku i është caktuar vendi për t’u ulur.

Për gjetjen e karriges, atij iu deshën plot 1 minutë e 30 sekonda.

Ndiqni pamjet e këtij momenti të sikletshëm për kryekuvendarin më poshtë:

The post Basha i hutuar te ceremonia e KFOR-it, injorohet krejtësisht nga Osmani appeared first on Klan Kosova.