Barduani takon komandantin britanik, në fokus siguria në Kosovë dhe rajon

news image

Komandanti i misionit KFOR-it, Enrico Barduani, priti sot në takim komandantin e Brigadës së 7-të të ushtrisë britanike, Andrew Watson, në shtabin e KFOR-it në kampin “Film City”, në Prishtinë.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se të dy komandantët diskutuan dinamikën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe kontekstin më të gjerë rajonal.

“Gjeneral Brigade Watson përgëzoi rolin e vazhdueshëm të KFOR-it në nxitjen e një mjedisi të qëndrueshëm dhe të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë”.

“Gjenerali Barduani shprehu vlerësimin e tij të sinqertë për angazhimin dhe profesionalizmin e personelit britanik dhe, në veçanti, mirënjohjen e tij të përzemërt për Gardën Skoceze, të vendosura në Kosovë si pjesë e forcave rezervë të NATO-s”, thuhet në njoftim.

KFOR rithekson se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre respektive si përgjigjës të sigurisë. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/