Barduani takohet me ambasadorët e NATO-s në Prishtinë, flasin për sigurinë – përmendet edhe dialogu

news image

Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, të premten u takua me ambasadorët dhe shefat e misioneve të 33 aleatëve të NATO-s që kontribuojnë në Kosovë, ku diskutuan çështjet e sigurisë dhe procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate të lëshuar nga KFOR-i.

“Takimi i fundit gjatë mandatit të Gjeneral Barduanit ishte një mundësi e shkëlqyer për të shqyrtuar peizazhin e sigurisë në Kosovë, për të paraqitur aktivitetet në vazhdim dhe për të diskutuar sfidat e ardhshme”, thuhet në komunikatë.

Gjenerali Barduani riafirmoi rolin vendimtar të misionit të KFOR-it në sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes rajonale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/