E mërkurë, 16 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeBarduani pret të Dërguarën Speciale të Britanisë, folën për situatën aktuale të...

Barduani pret të Dërguarën Speciale të Britanisë, folën për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe dialogun

Komandanti i Misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, priti në Shtabin e KFOR-it në Kampin Film City, në Prishtinë, të Dërguarën Speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sh.T. Dame Karen Pierce, e cila ishte shoqëruar nga Ambasadori britanik në Kosovë, Sh.T. Jonathan Hargreaves.

Bëhet e ditur se takimi u përqendrua kryesisht në “situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe dialogun e vazhdueshëm Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja”.

Në këtë kuadër, Gjeneral Major Barduani e rikonfirmoi angazhimin e KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe paqësor për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Gjeneral Barduani theksoi rëndësinë e profesionalizmit të kontingjentit britanik dhe shprehu vlerësimin e tij për kontributin e rëndësishëm të Mbretërisë së Bashkuar në misionin e KFOR-it, si dhe për stabilitetin dhe paqen e rajonit.

Në anën tjetër, Sh.T. Dame Karen Pierce vlerësoi angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it në ruajtjen e sigurisë dhe mbështetjen e stabilitetit për të gjitha komunitetet e Kosovës. Ajo theksoi se mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për misionin e KFOR-it do të vazhdojë të jetë e palëkundur. /Klankosova.tv

The post Barduani pret të Dërguarën Speciale të Britanisë, folën për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe dialogun appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT