Diplomatja greke, Heleni Vakali është pritur sot në Shtabin e KFOR-it në Prishtinë nga kreu I këtij misioni, Enrico Barduani.
Në një njoftim rreth kësaj vizite të shefes së zyrës së Ndërlidhëse të Greqisë u tha se ajo ofroi një mundësi të vlefshme për të shkëmbyer perspektiva mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajonin e gjerë.
“Gjeneral Major Barduani përshkroi angazhimin e KFOR-it për të mbështetur dialogun e lehtësuar nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës dhe për të nxitur një mjedis të qëndrueshëm dhe të sigurt për të gjitha komunitetet”.
“Gjenerali Barduani shprehu gjithashtu vlerësimin e tij për përkushtimin dhe profesionalizmin e kontingjentit grek, duke nënvizuar mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë për KFOR-in”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
The post Barduani pret në takim diplomaten greke, flasin për sigurinë dhe dialogun Kosovë-Serbi appeared first on Klan Kosova.