Në Kampin Film City në Prishtinë u mbajt sot ceremonia e ndërrimit të komandës së KFOR-it në Kosovë.
Gjenerali i Ushtrisë Italiane, Enrico Barduani ia dorëzoi këtë post, gjeneralmajor Ozkan Ulutashit.
Të pranishëm në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it në Kosovë ishin presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeparlamentari Dimal Basha e kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Në fjalën e saj, e para e shtetit shfaqi edhe një herë aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO, duke thënë se Kosova gjithnjë është rreshtuar me vlerat e lirisë, demokracisë dhe sigurisë së përbashkët.
“Kjo është arsyeja pse aspirata jonë për tu anëtarësuar në NATO nuk është vetëm një zgjedhje strategjike, por pasqyrë e asaj se kush jemi”, tha Osmani, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa, gjeneralmajori i Ushtrisë Italiane, Enrico Barduani, në fjalën e tij të fundit në krye të KFOR-it tha se edne ka shqetësime në aspektin e sigurisë për shkak të “disa çështjeve të pazgjidhura”.
“Ende ka shqetësime për humbjen e sigurisë si shkak i disa çështjeve të pazgjidhura dhe për këtë arsye, roli i KFOR-it mbetet thelbësor dhe kritik për tu parë si pjesë integrale e angazhimit të mëtejmë të bashkësisë më të gjerë ndërkombëtare”, tha Barduani, njofton Klankosvoa.tv.
Tutje, ai u shpreh se NATO vazhdon ta mbështes dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, teksa potencoi se rruga drejt paqes dhe sigurisë nuk është ushtarake por politike.
The post Barduani ia dorëzon postin Ulutashit appeared first on Klan Kosova.