Bardhi me EP – paralajmëron pesë këngë të reja

Bardhi me EP - paralajmëron pesë këngë të reja

Rap-artisti i njohur shqiptar, Bardhi, ka ndarë me fansat e tij një lajm të veçantë.

Ai ka njoftuar se së shpejti do të publikojë një EP, i cili do të përmbajë gjithsej pesë këngë.


Përmes një postimi në Instagram, Bardhi ka shprehur entuziazmin e tij për këtë projekt, duke theksuar se mezi pret ta ndajë me publikun.

BardhiFoto: Instagram

“Me padurim po pres me e nda me ju EP tem të parë. EP ka me pas 5 kangë, edhe dalin në të njëjtën ditë në muajin tetor! Edhe po, balada patjetër”, theksoi ai.

Ky do të jetë EP i parë i Bardhit, një hap i rëndësishëm në karrierën e tij, i cili po vjen pas një varg këngësh të suksesshme që janë kthyer në hite në tregun muzikor shqiptar.

Fansat tashmë janë në pritje për të zbuluar se çfarë stili do të sjellë artisti këtë herë, sidomos pasi ai ka premtuar se ndër pesë projektet do të jetë edhe një baladë.

I njëjti shquhet për këtë lloj muzikor pasi ndër vitesh krijoi hite të mëdha me miliona klikime. /Telegrafi/