Mbrojtësi i kombëtares së Turqisë, Abdulkerim Bardakci, ka komentuar atmosferën e krijuar para dhe gjatë ndeshjes finale të playoff-it për Kupën e Botës kundër Kosovës, që u zhvillua mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Bardakci luajti tërë 90 minutat në këtë takim të rëndësishëm, duke kontribuar në fitoren e ngushtë 1-0 të Turqisë, që i siguroi kualifikimin për Kupën e Botës 2026. Ai theksoi se skuadra turke është e lumtur për arritjen historike dhe tregoi optimizëm për sfidat që i presin në turneun më të madh botëror.
“Mësova diçka të re mbrëmë. Një turk nuk ka mik përveç një turku tjetër. E pamë këtë me siguri. Të gjitha ato, fishekzjarret, fishkëllimat gjatë himnit kombëtar ishin shumë të pakëndshme. Në fund të fundit, ata janë vendi ynë vëllazëror”, ka deklaruar Bardakci.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


