E enjte, 8 Maj, 2025
spot_img
HomeSportBarcelonës iu mohua një penallti! – Indeksonline.net

Barcelonës iu mohua një penallti! – Indeksonline.net

Skuadra e Barcelonës u eliminua nga Liga e Kampionëve, pasi mbrëmë u mposht 4:3 ndaj Interit.

Me shumë polemika përfundoi ky takim, pasi kishte shumë raste diskutabile, shkruan Indeksonline

Gjyqtari i njohur spanjoll, Mateu Lahoz tregoi se si skuadrës së Barcelonës iu mohua një penallti.

May be an image of 2 people, people playing soccer, people playing football and text that says 'setsson 22'

Ishte Lamine Yamal që u faulua në vijën e 16-metërshit. Por sistemi VAR e pa si jashtë zonës dhe e anuloi vendimin e gjyqtarit kyresor që ishte për 11-metërsh.

Dhe pikërisht për gjyqtarin Lahoz ky duhej të ishte penallti për ekipin katalunas.

“Një penallti 100% e saktë për Barcelonën dhe Lamin Yamalin nuk u llogarit”, u shpreh Lahoz

Kujtojmë që Interi siguroi finalen pas një paraqitje interesante në “Guiseppe Meazza”. Edhe ndeshja e parë mes dy skuadrave kishte përfunduar në mënyrë të çmendur 3:3./Indeksonline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT