Barcelona thyen rekord historik në La Liga, dy zëvendësues realizojnë dopietë në të njëjtën ndeshje

Barcelona thyen rekord historik në La Liga, dy zëvendësues realizojnë dopietë në të njëjtën ndeshje

Barcelona ka shkruar histori në La Liga më 14 shtator 2025, duke shkatërruar Valencian me rezultatin 6-0 në “Estadi Johan Cruyff”. Për herë të parë në historinë e kampionatit spanjoll, dy lojtarë të aktivizuar nga stoli shënuan nga dy gola secili në të njëjtën ndeshje.

Protagonistët ishin Raphinha dhe Robert Lewandowski, të cilët pasi u futën në lojë nga trajneri Hansi Flick, gjetën secili dopietën. Ndërkohë, Fermin Lopez kompletoi spektaklin me dy golat e tij si titullar.


Raphinha shënoi dy herë në momente kyçe ndërsa Lewandowski vulosi fitoren me dy goditjet e tij të sakta në minutat e fundit.

Ky rekord i paprecedent jo vetëm që shënon një faqe të re në historinë e La Liga-s, por është gjithashtu një fenomen shumë i rrallë edhe në futbollin botëror.

Nëse shënimi nga lojtarët e stolit ndodh shpesh, fakti që dy zëvendësues arrijnë të shënojnë dopietë në të njëjtën ndeshje është një tregues i forcës dhe fleksibilitetit të jashtëzakonshëm që zotëron skuadra katalanase.

Barcelona këtë sezon ka shkuar në kuotën e 10 pikëve, dy më pak se lideri aktual Real Madrid./Telegrafi/