Barcelona merr vendim se a do të nënshkruajë apo jo me një zëvendësues të Gavit

Barcelona merr vendim se a do të nënshkruajë apo jo me një zëvendësues të Gavit

Më herët gjatë kësaj jave, Barcelona konfirmoi se Gavi do të mungojë për 4-5 muaj pas një operacioni në gjurin e djathtë. Kjo mungesë afatgjate e mesfushorit përbën një goditje të madhe për katalanasit, duke dobësuar një zonë ku tashmë ekzistonin shqetësime për thellësinë e skuadrës.

Para konfirmimit të lëndimit të Gavit, Barcelona kishte në dispozicion Pedri, Frenkie de Jong, Marc Casado dhe Marc Bernal si opsione në mesfushën mbrojtëse. Megjithatë, Bernal nuk konsiderohet ende gati për të startuar ndeshje, pasi po rikuperohet nga një mungesë afatgjatë e tij.


Kjo do të thotë se Hansi Flick ka në dispozicion vetëm Pedri, de Jong dhe Casado si fundor për një kalendar të ngjeshur ndeshjesh në javët e ardhshme, gjë që nuk është ideale. Si pasojë, është përfolur mundësia që Barcelona të kërkojë një zëvendësim të menjëhershëm për Gavin.

Gavi telegrafi.com

Sidoqoftë, sipas Marca, klubi nuk ka plane për të nënshkruar një zëvendësim. Sipas raportit, as klubi dhe as Flick nuk duan të nënshkruajnë thjesht për të nënshkruar, duke besuar gjithashtu se nuk ka kandidatë të mirë e të lirë në tregun e transferimeve.

Ndërkohë që klubi pret rikthimin e Bernal në formë optimale, Flick mund të konsiderojë Eric Garcia si një zgjidhje e përkohshme në mesfushën mbrojtëse. Mbrojtësi ka mbuluar këtë pozicion disa herë sezonin e kaluar, prandaj mund të përdoret përsëri, veçanërisht duke marrë parasysh se Jules Kounde ka rikuperuar vendin e tij në të djathtën e mbrojtjes, ndërsa Pau Cubarsi, Ronald Araujo dhe Andreas Christensen mund të mbulojnë qendrën e mbrojtjes.

Deco e Flick

Mbetet për t’u parë se si do të menaxhojë Flick këtë situatë në javët e ardhshme, por është e qartë se mungesa e Gavit për një periudhë të gjatë është një sfidë e konsiderueshme për Barcelonën. /Telegrafi/