Barcelona me mund mposht Oveidon

Barcelona me mund mposht Oveidon

Barcelona ka shënuar fitore të vështirë në udhëtim te Real Oveido, në kuadër të xhiros së gjashtë në La Liga.

Edhe pse favorit i padiskutueshëm, blaugranasit i arkëtuan pikët e plota falë një përmbysje 1:3.


Barcelona ishte shumë më kërkuese nga minuta e parë, për të krijuar disa raste shënimi me anë të Dani Olmos e Marcus Rashford, megjithatë larg finalizimit.

Ishte Oveido që e zhbllokoi rezultatin falë supergolit të Alberto Reina, i cili realizoi nga gjysma e fushës pas një dalje të panevojshme të Garcias (33’).

Pas kësaj, Barcelona veçse i rriti tentimet dhe e gjeti golin e barazimit përmes mbrojtësit Eric Garcia, i cili shënoi nga afërsia pasi Ferran Torres goditi shtyllën (56’).

Heroi i përmbysjes rezultoi të jetë i sapo inkuadruari Robert Lewandowski, i cili shënoi vetëm pesë minuta pasi hyri në fushë pas asistimit të De Jong (70’).

Fitoren e Barcelonës në fund e vulosi Ronald Araujo, për të shënuar me kokë pas harkimit të Marcus Rashford (89’).

Pas këtij triumfi, Barcelona qëndron si pozitë e dytë me 16 pikë, dy më pak se Real Madridi derisa Oviedo zë pozitën e 18-të me tre sosh./Telegrafi/