E enjte, 15 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeBarcelona kërkon titullin sonte – një fitore ndaj Espanyolit e shpall kampione...

Barcelona kërkon titullin sonte – një fitore ndaj Espanyolit e shpall kampione të La Ligës

Barcelona ka gjithçka në dorë për ta mbyllur sezonin si kampione e La Ligës. Skuadra e Hansi Flick luan sonte derbin e qytetit ndaj Espanyolit dhe ka vetëm një mision, fitoren.

Takimi zhvillohet në orën 21:30 dhe, nëse Barça arrin të marrë tre pikët, atëherë shpallet kampione edhe matematikisht.

Aktualisht, katalunasit janë në krye të tabelës me 82 pikë, katër më shumë se Real Madridi (78), i cili mbrëmë fitoi ndaj Mallorcas dhe i vuri presion liderit.

Nëse Barcelona nuk arrin fitore sonte, atëherë gara për titull do jetë e hapur edhe për dy xhirot e fundit, derisa ndeshjen e parë sezonale ndaj Espanyolit, Barça kishte fituar me rezultat 3:0.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT