Barcelona ka piketuar pasardhësin e Lewandowskit në La Liga – lojtari po pret ofertën

Barcelona ka piketuar pasardhësin e Lewandowskit në La Liga – lojtari po pret ofertën

Barcelona thuhet se është e interesuar për sulmuesin e Levantes, Etta Eyong, në prag të afatit kalimtar të verës 2026.

Sulmuesi kamerunas, i cili iu bashkua Levantes në gusht, ka një klauzolë lirimi prej 30 milionë eurosh dhe është nën kontratë deri në vitin 2029.


Barcelona e sheh Eyong si një zëvendësues të mundshëm afatgjatë për Robert Lewandowskin, ndonëse klubi po shqyrton edhe disa objektiva të tjerë ofensivë.

Sipas mediumit spanjoll Sport, Eyong ka një klauzolë lirimi prej 30 milionë eurosh, por Levante mund të detyrohet ta pranojë një ofertë prej vetëm 15 milionë eurosh, pasi Villarreal ruan të drejtën e përputhjes së ofertës.

Sulmuesi kamerunas ka tërhequr interesimin e disa klubeve në Spanjë dhe Angli, por thuhet se Barcelona është në avantazh, pasi tashmë ka arritur marrëveshje personale me lojtarin.

Klubi katalanas kishte tentuar ta transferonte verën e kaluar, por nuk kishte mundësi të aktivizonte klauzolën e lirimit në atë kohë.

Eyong shënoi 19 gola dhe dha gjashtë asistime sezonin e kaluar për Villarreal B në Primera Federacion.

Megjithëse bëri përshtypje me ekipin e parë të Villarrealit gjatë fillimit të fortë të sezonit 2025/2026, klubi nuk mund t’i garantonte një vend titullari.

Si rezultat, ai iu bashkua Levantes në gusht, ku iu sigurua më shumë minuta në fushë. Që nga transferimi, sulmuesi kamerunas ka impresionuar, duke shënuar katër gola dhe dhënë një asistim në pesë ndeshjet e para.

Krahas Eyong, Barcelona po monitoron gjithashtu edhe Julian Alvarezin e Atletico Madrid dhe Serhou Guirassy të Borussia Dortmundit si alternativa të mundshme, ndërkohë që presidenti Joan Laporta synon të sigurojë një përforcim me profil të lartë në verën e ardhshme./Telegrafi/