La Liga e Spanjës do të na sjellë përballje interesante.
Nga ora 16:15, Barcelona do të shkojë te Betisi në tentim që të marrë pikë të plota për të vazhduar të mbajë kreun.
Betisi, në pesë ndeshjet e fundit, ka vetëm një fitore – dy humbje dhe dy barazime, dhe zë vendin e 11-të në tabelë, kurse Barcelona në pesë përballjet paraprake ka 2 fitore, dy humbje e 1 barazim.
Kreun e mbajnë katalunasit me 37 pikë nga 16 xhiro, të ndjekur nga Real Madridi.
Këta të fundit do të shkojnë mysafirë te Girona nga ora 21:00.
Real Madridi do të kërkojë të ruajë pozitën e tij të dytë, për t’i ndenjur “bisht” Barcelonës, me shpresën e ndonjë “kiksi” nga liderët.
Girona ka treguar se mund të jetë një kundërshtar i rrezikshëm për skuadrat e mëdha të Spanjës.
Përballjen Betis-Barcelona do të mund ta ndiqni në kanalin sportiv të Artmotion, S1, kurse Girona – Real Madrid do të transmetohet në kanalet sportive të Kujtesas.
Pos këtyre, në La Liga ju presin edhe ndeshje tjera interesante. Nga ora 18:30 do të zhvillohet Valencia vs. Rayo Vallecano në kanalet sportive të Kujtesas.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>