Ka përfunduar ndeshja mes Barcelonës dhe Mallorcës në La Liga.
“Blaugranat”, kanë arritur të mposhtin Mallorcën me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm për Barçën e shënoi Dani Olmo, në fillim të pjesës së dytë.
FULL TIME! 🔥#BarçaMallorca pic.twitter.com/mKjND6x3iw
— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 22, 2025
Me këtë fitore Barcelona, mbetet në krye të tabelës në La Liga me 76 pikë, ndërsa Mallorca mbetet në pozitën e 7-të me 44 pikë.
Kujtojmë se Barcelonën e pret ndeshja finale e Kupës së Mbretit, ndaj Real Madridit që zhvillohet të shtunën në orën 22:00./IndeksOnline/