Wednesday, February 25, 2026
spot_img
HomeLajmeBarcelona afër transferimit të yllit të Manchester United

Barcelona afër transferimit të yllit të Manchester United

E ardhmja e Marcus Rashford pritet të lidhet me Spanjën, ndërsa rikthimi i tij në Angli duket i pamundur.

Barcelona ka bërë përparim në negociatat për kushtet personale me sulmuesin anglez, duke i hapur rrugë një transferimi të përhershëm nga Manchester United këtë verë, sipas ekspertit italian të merkatos, Fabrizio Romano.

Lëvizja e Rashford drejt Barcelonës nuk është një befasi, pasi lojtari, i cili kaloi në “Camp Nou” në formë huazimi vitin e kaluar, duke pranuar një ulje të konsiderueshme të pagës, ka shprehur dëshirën që të mos rikthehet më në “Old Trafford”. Ai e sheh të ardhmen e tij te gjiganti katalanas për një periudhë më të gjatë.

Barcelona është e kënaqur me paraqitjet e 28-vjeçarit, i cili ka arritur shifra dyshifrore këtë sezon, me 10 gola dhe 13 asistime në të gjitha kompeticionet, duke u bërë një lojtar kyç për sulmin e skuadrës.

Megjithatë, Manchester United mbetet i ngurtë dhe nuk po pranon të ulë klauzolën e blerjes prej 30 milionë eurosh, që është pika kyçe për finalizimin e marrëveshjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT