Mazllum Baraliu, ish-kryetari i KQZ-së, ka thënë se partitë politike në vend duhet të marrin parasysh porosinë që ua dhanë qytetarët me votat e tyre në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai u shpreh se as partia në pushtet LVV, por as edhe partitë e tjera, nuk munden të formojnë të vetme qeveri.
“Porosia e qartë është dhe këtë duhet ta marrin seriozisht jo vetëm partia që është në qeveri, e cila gjithsesi është dashtë ta ketë kuptuar leksionin e duhur nga votuesi e ai është se nuk kanë qenë të kënaqur sa duhet me qeverisjen katër vjeçare dhe vlerësimi i tyre është minusor për aq sa është 10% dhe se duhet të ndryshuar diçka dhe se nuk mund t’i jepet besimi të njëjtit koalicion me në krye të saj LVV-në që të qeverisë edhe në të ardhmen, në situatën e tanishme si shihet kemi pak pozicion, në gjendjen çfarë jemi, po as opozita nuk do të munden të formojnë një qeverisje stabile”, ka thënë Baraliu.
“Mesazhi është i qartë, do të duhej të marrin parasysh mesazhin e votuesit që të bëjnë një qeverisje të unitetit kombëtar me bazë të gjerë dhe të gjithë të qeverisin dhe jo me bazë pikë e pesë”, ka thënë Baraliu. /Klankosova.tv
The post Baraliu: Në situatën që jemi, as pozita e as opozita nuk munden të formojnë qeveri stabile (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.