Baraliu: Kushtetuesja mund ta çojë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme (VIDEO)

Baraliu: Kushtetuesja mund ta çojë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme (VIDEO)

Të martën e 30 shtatorit do të përfundojë zyrtarisht masa e dytë e përkohshme që Gjykata Kushtetuese ia vendosi Kuvendit të Kosovës. Në masën e dytë që e vendosi më 5 shtator, Kushtetuesja e pati ndalur edhe çdo procedurë për formimin e qeverisë.

Për këtë profesori Mazllum Baraliu ka thënë se janë tri variante që Kushtetuesja mund të marrë pas 30 shtatorit.

Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ai ka pohuar se gjasa që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Pa dashur që të paragjykohet ndonjë epilog cilido qoftë ai sepse ka mundësinë variabile të vendimmarrjes që është e pavarur nga Gjykata Kushtetuese të këtij problem që e po zë frymëmarrjen e formimit të institucioneve dhe pastaj të funksionimit të institucioneve. Ka disa mundësi mendoj unë, varianti i parë është që të marrë një vendim që do të thoshte se Kuvendi i Kosovës është konstituuar ashtu siç po pretendojnë fituesit e zgjedhjeve të fundit në këtë cikël shtetëror”.

“Varianti i dytë është që ta kthejë në rivotim çështjen sa i përket vetëm kandidatit për nënkryetar të komuniteti pakicë serb ose edhe të komunitetit tjetër pakicë. Varianti i tretë mund të jetë paksa më radikal por sigurisht në të drejtën e plotë të vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese që njëinstanciale dhe duhet të respektohet domosdoshmërisht vendimi i saj që në një formë apo në një formë të përcaktojë shkuarjen në zgjedhje të drejtpërdrejta, qoftë përmes presidentes apo qoftë drejtpërsëdrejti të përcaktojë dhe orientojë vendimin e saj që të shkohet në zgjedhje të parakohshme dhe të jashtëzakonshme”, ka theksuar Baraliu. /Klankosova.tv

The post Baraliu: Kushtetuesja mund ta çojë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.